Eurozona, parashikohet “rritje galopante”

05/08/2010 19:30

Kreu i Bankës Qendrore Europiane, Zhan-Kold Trishet parashikon një rritje të jashtëzakonshme të ekonomisë së vendeve të eurozonës në 6 mujorin e dytë të këtij viti.

“Rezulatet do të jenë mjaft të mirë dhe tremujori në vazhdim do të jetë më mirë edhe nga sa kishim parashikur ne”, deklaron Trishet.

Më tej shefi i BQE-së, në fjalën e tij para Këshillit Drejtues të këtij institucioni, shton se mëgjithë parashikimit mjaft optimiste, ekonomia e vendeve të eurozonës vazhdon të jetë mjaft heterogjene dhe relativisht modeste.

Trishet më tej ka përjashtuar skenarin më të keq, atë të rikthimit të krizës në vendet e eurozonës pas bilanceve dhe defiçiteve problematike në disa shtete të monedhës së përbashkët të cilave u ka bërë thirrje për përmirësimin e menjëhershëm të tyre.

“Disa qeveri të eurozonës duhet të reduktojnë sa më parë borxhin publik dhe të rifitojnë besim për sa u përket financave të tyre në një të ardhme afat-mesme’, shtoi Trishet në fjalën e tij.

“Testi i stresit”, i kryer në 91 institucione bankare të Europës, ku vetëm 7 prej tyre “ngelën në klasë”, u vlerësua si sukses prej Trishet sipas së cilit testi konfirmoi soliditetin bankar të zonës euro.

“Testi konfirmoi soliditetin e sistemit bankar në zonën euro, kompleton dhe kontribuon për një transparencë më të madhe si dhe është një hap i rëndësishëm për rikthimin e besimit në tregje”, përfundoi Trishet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA