Zjarret, evakuohen materialet eksplozive

04/08/2010 19:05

Të gjitha materialet radioaktive dhe eksplozive janë evakuar për motive sigurie nga qëndra bërthamore e Sariovit, 500 kilometra në lindje të Moskës.

Masa në fjalë, e njoftuar nga kreu i angjencisë për energjinë bërthamore Serghiei Kirienko, u ndërmor për të shmangur ndonjë incident pas zjarreve të shumta që kanë përfshirë vendin.

Në të njëjtin central bërthamor kanë mbërritur ndërkohë 4 robotë kundër zjarrit, të dërguar nga qeveria për situatat emergjente.

Për shkak të situatës së krijuar nga zjarret, që deri tani kanë shkaktuar 48 të vdekur, presidenti Medvedev ndërpreu pushimet dhe mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta