Kinë, sulmi në kopsht, arrestohet vrasësi

04/08/2010 14:45

Policia ka vënë në pranga një person me akuzën e vrasjes së 3 fëmijëve dhe një mësueseje në një kopsht në Zingbo, provincë e Shandong, në Kinë.

Fang Jiantang, 26 vjeç, është arrestuar pak pas sulmit që ndodhi dje.

Burime të ndryshme bëjnë të ditur se 3 fëmijë të tjerë dhe 4 edukatore janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë krimit, arsyet e të cilit nuk dihen ende, autori ka përdorur një thikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA