FBI kundër Wikipedia për logon

04/08/2010 14:00

Federal Bureau of Investigation nuk pëlqen që enciklopedia online gjatë shpjegimit të FBI-së të publikojë logon e agjencisë pa marrë leje për përdorimin e imazhit dhe kërkon nga Wikipedia që ta heqë atë.

Një letër e FBI-së është dërguar më 22 korrik për Wikimedia Foundation, ku kërkohet marrja e lejes për përdorimin e simbolit.

Në përgjigjen e publikuar në New York Times online, këshilltari i përgjithshëm i Wikimedia, Mike Godëin, replikon se simboli do të qëndrojë në faqe duke shpjeguar se është i gatshëm për çdo nismë ligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA