Porno në sallën e parlamentit

03/08/2010 18:15

Pikërisht në ditën kur parlamenti indonezian ishte mbledhur për të miratuar projekligjin i cili ndalonte pornografinë në vend, në monitorët e tij shfaqet një video e “kuqe” e cila ka sikletosur ligjvënësit vendas.

Ende asnjë nuk mund të shpjegojë në të vërtetë se çfarë ka ndodhur me monitorët. Policia ka nisur hetimet dhe dyshon se filmimi pornografik i shfaqur në parlament mund të jetë vepër e ndonjë hacker-i i cili është kundër ligjit që ndalon faqet porno.

Parlamenti ishte duke diskutuar projektligjin e paraqitur nga ministri i Brendshëm, Tifatul Sembiring, projektligj ky që sipas sondazheve të zhvilluara në vend ka mbështetjen e pjesës më të madhe të popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA