Mangat japoneze “edukojnë” marinsat USA

03/08/2010 14:55

Ushtarët amerikanë do të edukohen me novelat vizatimore japoneze, të njohura ndryshe si manga, për t’u mësuar fëmijëve japonezë të dhënat mbi aleancën mes dy vendeve në fushën e sigurisë.

Katër novela me një vajzë japoneze dhe një djalë amerikan që viziton vendin aziatik do të postohen on line, për të treguar se si trupat amerikane dhe ato japoneze punojnë së bashku.

Novelat, që do të bëhen në vigjilje të 50 vjetorit të paktit të sigurisë, vijnë në një moment kur marrëdhëniet mes Tokios dhe Uashingtonit janë tendosur për shkak të bazës amerikane në Okinaua.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA