Deti do furnizojë 15% të energjisë

03/08/2010 11:50

Shfrytëzimi i forcës së detit për të prodhuar energji tashmë është realitet. Në Evropë, një seri projektesh të kthyera në operative tregojnë rrugën për të shfrytëzuar fuqinë e baticave, rrymave dhe dallgëve.

Janë pikërisht këto të fundit që ofrojnë potencialin më të madh energjitik të ujërave detare.

Plani evropian i Energjisë Oqeanike 2010-2050, jep një kuadër të situatës së një sektori që mund të përbëjë revolucion në fushën e energjisë.

Top Channel