Virusi herpes kuron pacientët nga kanceri

02/08/2010 19:10

Doktorët deklarojnë se kanë përdorur një virus herpes të krijuar gjenetikisht për të mjekuar me sukses pacientët me kancer në kokë dhe në qafë.

Një eksperiment i spitalit të Londrës mbi 17 pacientë solli në përfundimin se përdorimi i virusit gjatë procesit të kimioterapisë dhe radioterapisë ndihmon në vrasjen e tumoreve.

Virusi funksionon duke depërtuar në qëlizat e kancerit, duke i vrarë ato nga brenda, si dhe duke forcuar sistemin imunitar të pacientëve.

Eksperimente të reja janë planifikuar të kryhen më vonë gjatë vitit. Kanceri i kokës dhe i qafës, që përfshin edhe atë të gojës, gjuhës dhe gurmazit, prek cdo vit rreth 8 mijë persona vetëm në Britaninë e Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA