Lidington: Serbia të nisë dialogun me Kosovën
29/07/2010 10:30
Ministri britanik për Evropën, David Lidington ka deklaruar se vendimi i GJND-së hoqi cdo dilemë dhe paqartësi mbi statusin e Kosovës.
Lidington është shprehur se tani, edhe Serbia duhet të pranojë realitetin e ri që është krijuar me pavarësinë e Kosovës, që është nga shumica e vendeve të BE.
Zyrtari i lartë britanik ka theksuar se Beogradi dhe Prishtina kanë shumë cështje praktikë për të cilat duhet të diskutojnë.
“Beogradi duhet ta lërë mënjanë cështjen e statusit dhe të pranojë realitetin se është vend fqinj me Kosovën e pavarur. Ai duhet të bëjë cmos për një të ardhme më të mirë si për popullin e Serbisë, ashtu edhe për atë të Kosovës”, ka deklaruar Lidington.
Top Channel