Qeveria greke ka përdorur një urdhër emergjence për të detyruar kamionistët që t’i kthehen punës pas tre ditëve grevë.

Kështu, shoferët do të kenë kohë deri të enjten në darkë për t’u kthyer në rrugë, ndryshe do të arrestohen dhe do t’u hiqet licensa.

Shumë pika karburanti në Athinë kanë mbetur pa naftë, ndërkohë që edhe dyqaneve e fabrikave po u mbarojnë furnizimet.

Shoferët kundërshtojnë planet e qeverisë për të hapur industrinë ndaj shumë masave anti-krizë të miratuara në bashkëpunim me FMN dhe BE.

Reforma në fjalë është një pjesë kyce e paketës miliarda dollarëshe që BE dhe FMN i kanë premtuar Greqisë për të nxjerrë vendin nga kriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA