Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci u ka bërë thirrje pesë vendeve anëtare të BE që nuk kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë gjë pas vlerësimit pozitiv të GJND-së.

“Refuzimi i tyre për ta bërë këtë gjë edhe pas vendimit të gjykatës së Hagës është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe pengon arritjen e prosperitetit në Kosovë”, ka deklaruar Thaci.

Duke folur në një intervistë për londinezen “Times”, kreu i qeverisë kosovare është shprehur se Prishtina pret tani një qëndrim unik nga Bashkimi Evropian.

“Spanja, Greqia dhe vendet e tjera që nuk na kanë njohur kanë thënë më parë se presin vendimin e GJND-së dhe tani gjithcka është e qartë”, ka pohuar Thaci.

Ai ka shtuar më tej se nuk pret që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës para Greqisë ose Spanjës.

Top Channel