
Ambasada amerikan sqaroi oponionin publik kosovar mbi deklaratat e ambasadorit Kristofer Dell në lidhje me veriun e vendit.
“Komenti im për mediat më 22 korrik lavdëroi kryeministrin për prirjen e tij për të ecur përpara dhe për të menduarit e tij kreativ lidhur me situatën në Kosovën Veriore. Unë nuk e kam bërë thirrjen e autonomisë për Kosovën Veriore dhe as kryeministri nuk e ka bërë asnjëherë një gjë të tillë, as publikisht dhe as privatisht. Zëri i Amerikës e ka futur fjalën autonomi në titullin e vet por unë nuk e kam përdorur fjalën dhe nuk do ta përdor sepse ne nuk e mbështesim atë.
Në sqarimin e ambasadroti Dell ripërsëritet qëndrimi i SHBA-së në mbështetje të statusit të shtetit të Kosovës, si një shteti pavarur me integritetin e tij territorial.
Top Channel