
Presidenti Fatmir Sejdiu pret që Kosova të njihet së paku nga 30 vende pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ai ka deklaruar se vendi po planifikon të aplikojë për anëtarësim në OKB, por nuk ka saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Në një intervistë për të përditshmen japoneze, “Yomiuri”, e cila aktualisht është gazeta me tirazhin më të madh në botë, me 14 milionë kopje që shiten çdo ditë, Sejdiu ka kritikuar përpjekjet e Beogradit për të hapur çështjen e statusit.
“Opinioni ishte një moment historik për Kosovën dhe një ditë e bekuar po ashtu”, ka thënë Sejdiu, duke i bërë thirrje shteteve të botës që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ai ka shtuar se shumë shtete prisnin opinionin e GJND-së para se të njihnin pavarësinë.
Top Channel