Serbia ka ndryshuar qëndrim pas vendimit të GJND-së, duke zbutur rezolutën e saj që i kërkon BE-së që ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ballkanase, sipas të cilave nga ana e tij Brukseli e ka refuzuar ofertën duke rikonfirmuar variantin me të cilin u shpreh pas vendimit të GJND-së.

Sipas burimeve, në rezolutën e zbutur nuk përmendet termi “negociatat për statusin”, por edhe ky variant është kundërshtuar nga vetë shefja e diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton.

Megjithatë, shtojnë më tej burimet, kontaktet mes Beogradit dhe Brukselit zyrtar vazhdojnë, pasi Serbia do të vijojë betejën e saj kundër pavarësisë.

Top Channel