Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni është takuar me përfaqësuesit e shumë vendeve gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, të cilëve u ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Hyseni u ka shpjeguar bashkëbiseduesve kuptimin e opinionit të GJND-së mbi pavarësinë.

“Meqenëse ky vendim ishte në favor të Kosovës, atëherë është rikonfirmuar e drejta e saj për shtetësi”, ka deklaruar shefi i diplomacisë kosovare.

Top Channel