
Zv/ministri i Jashtëm grek, Dhimitris Drucas fillon një vizitë dy ditore në Ballkanin Perëndimor.
Burime te ministrisë në fjalë pohuan se Drucas do të vizitojë fillimisht Beogradin, më pas Prishtinen dhe në vazhdim Podgoricën. Turi i tij vjen pak dite pas vendimit jo-detyrues te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage mbi ligjshmerine e pavaresise se Kosoves.
Te njejtat burime sqaruan se prej ndalesave te tij nuk priten zhvillime te reja lidhur me qendrimin grek persa i takon ceshtjes se Kosoves. Por pala greke do tentoje te influencoje prane Prishtines dhe Beogradit me qellim uljen e paleve ne tryezen e bisedimeve per gjetjen e nje formule te perbashket mbi ceshtje qe perbejne shqetesim per to.
Ne kembim te bisedimeve, Athina do t’ju jape si Serbise, ashtu edhe Kosoves mbeshtetje ne rrugen e tyre europiane dhe mbeshtetje ekonomike nepermjet disa projekteve te zhvillimit rajonal.
Top Channel mesoi se greket jane te gatshem te organizojne nje tryeze bisedimesh, ne te cilen do te marrin pjese gjithe vendet e rajonit, me qellim sheshimin e mosmarreveshjeve ekzistuese dhe implemtimin e nismes greke per integrimin e rajonit ne bllokun europian ne 2014.
Top Channel