Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Serbisë largimin nga detyra të ministrit të Jashtëm Vuk Jeremic dhe zëvendësimin e tij me një ministër tjetër që të nisë dialogun me Kosovën.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, të cilat iu referohen burimeve diplomatike të besueshme.

Sipas të njëjtave burime, Jeremic ndodhet në një pozitë të vështirë edhe brenda politikës serbe, për faktin se ai drejtoi dërgimin e cështjes së Kosovës në GJND ku dhe dështoi.

Burimet shtojnë më tej se SHBA dhe BE i kërkojnë Beogradit që të mos insistojë për një rezolutë për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ose të paktën të mos kërkojë negociata të reja.

Top Channel