Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, paralajmëroi hetim brenda Policisë së Kosovës për identifikimin e zyrtarëve policorë që mund të kenë bashkëpunim me kontrabandistët në veri të vendit.

Kjo u bë e ditur gjatë një vizite ne Drejtorinë Regjionale të Policisë në Mitrovicë të ministrit Rexhepi i cili u  njoftua për sfidat me të cilat ballafaqohen punonjësit gjatë punës së tyre të përditshme. Gjatë vizitës në Mitrovicë, ministri Rexhepi i shoqëruar nga drejtori Shtyllës Operative të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij, vizituan komunën e Mitrovicës.

Ata zhvilluan një takim me kryetarin e Mitrovicës Avni Kastratin. Në këtë takim, sipas një komunikate për shtyp, u bisedua për situatën e sigurisë që zotëron në Mitrovicë, ku nga të dy palët u vlerësua të jetë e qetë dhe e qëndrueshme. Në fund të kësaj vizite, delegacioni i MPB-së vizitoi edhe lagjen e romëve për t’u njohur me kushtet dhe jetesën e këtyre banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA