Ish-shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen ka deklaruar se pas vendimit të GJND-së, Kosova duhet të përqendrohet tek përmirësimi i imazhit të saj.

Ish-kryeadministratori u ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që t’i tregojnë botës se Kosova i meriton njohjet e reja dhe investimet e huaja.

“Unë mendoj se tani është në duart e udhëheqësve dhe institucioneve të Kosovës që të zgjidhin pengesat që qëndrojnë në rrugën e njohjeve të mëtejshme dhe në atë të investimeve të huaja”, ka pohuar Petersen.

Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare ka larguar të gjitha paqartësitë mbi pavarësinë e shtetit të ri.

Petersen i ka sugjeruar Serbisë që të heqë dorë nga pengimi i integrimit të Kosovës dhe e ka cilësuar si “të kotë” tentativën e saj për një rezolutë të re në OKB.

Top Channel