Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ndodhet në Nju Jork, ku do të lobojë për njohjen e pavarësisë.

Sipas mediave kosovare, Hyseni do të takohet me përfaqësuesit e disa dhjetra shteteve, të cilët do t’i njohë me vendimin e GJND-së mbi pavarësinë.

“Opinioni i GJND-së ka krijuar një kontekst tërësisht të ri dhe në përputhje me këtë unë kam nisur fushatën e re për të nxitur vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, ka deklaruar Hyseni.

Me këtë lobim Prishtina zyrtare synon të rrisë numrin e njohjeve, para mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që nis punimet në shtator.

Top Channel