Biznesmeni serb Bogolub Karic, i njohur ndryshe si financieri i regjimit të Sllobodan Milloshevic, ka fituar azil politik në Rusi për t’i shpëtuar Interpol-it.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave Karic akuzohet se ka shpërdoruar 52 milionë dollarë nga ndërmarrja e përbashkët me qeverinë serbe.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për kompaninë e telefonisë Mobtel, 51% e aksioneve të të cilës zotëroheshin nga Karic dhe 49% nga qeveria.

Bogolub Karic, i cili në kohën e Milloshevic ka qenë ministër dhe më pas kandidat për president në vitin 2004, kishte kërkuar azil politik në Rusi në vitin 2008.

Top Channel