
Kosova është kryefjala e axhendës së Këshillit të Ministrave të Jashtëm Europianë.
Pas shpalljes së mendimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë se deklarata e pavarësisë së Prishtinës nuk shkel të drejtën ndërkombetare dhe qendrimit të pandryshuar të Beogradit për të mos njohur shtetin e ri, Brukseli po mundohet të gjejë një mënyrë të pranueshme për të dy palët për të lehtësuar bisedimet mes tyre në emër të perspektivës europiane. Mirepo jo te gjitha vendet antare mbeshtesin qendrimin e perfaqesues se Larte te BE-se Catherine Ashton. Rumania dhe Qipro jane shtetet e para qe kerkojne nga BE te mos shprehet ne favor te Kosoves.
“Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është shumë i limituar dhe i kufizuar vetem ndaj një pyetje të veçantë kur është fjala për pjesën procedurale te shpalljes se pavarësisë. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se çdo gjë që ndikon në integritetin territorial të një vendi duhet të trajtohet përmes negociatave dhe diskutimeve dhe jo nepermjet deklaratave te njeanshme te pavaresise. Pra qendrimi yne mbetet i njejti dhe ne i ftojmë të gjitha palët që të angazhohen në negociata për të gjetur një zgjidhje të përbashkët e të pranueshme”, tha ministri i Jashtem i Qipros, Markos Kyprianou.
Edhe ministri i Jashtem spanjoll Moratinos, megjithese me nje gjuhe me te bute, argumentoi ne fillim te mbledhjes se vendi i tij nuk do te ndryshoje qendrimin, pra nuk e njeh pavaresine e Kosoves. Nderkohe shumica e vendeve qe e kane njohur Kosoven si shtet vleresojne se tashme eshte hyre ne nje faze te re ku statusi i Kosoves nuk mund te permendet.
“Njohja e pavaresise se Kosoves varet nga vete shtetet antare. Italia e ka bere punen e saj. Tashme situata eshte me e qarte se ne te kaluaren. Mendoj se Serbia e Kosova duhet te angazhohen ne nje dialog shume te sinqerte, duke perjashtuar natyrisht ceshtjen e statusit. Europa duhet t’i dergoje nje mesazh pozitiv Serbise ne pershpejtimin e integrimit, vecanerisht duke transferuar dosjen e kandidatures nga Keshilli tek Komisioni. Nje fakt eshte i qarte, ne nuk mund t’i kerkojme Serbise parakusht per antaresim njohjen e Kosoves, sepse ka shume vende, antare te plota ne BE, qe nuk e njohin Kosoven”, deklaroi ministri i Jashtem i Italisë, Franco Frattini.
Te njejtin qendrim shprehu dhe ministri i Shtetit gjerman Werner Hoyer, sipas te cilit tashme eshte koha per dialog mes Prishtines e Beogradit. Burime diplomatike rrefejne se javen e kaluar, Perfaqesuesja e Larte Catherine Ashton u ka derguar nje leter autoriteteve serbe dhe atyre ne Kosove, ku i fton te dy palet ne Bruksel per te nisur direkt bisedimet nen ndermjetesimin e BEse.
Top Channel