Një aksident me pasoja fatale është raportuar të ketë ndodhur sot para orës 02:00 në rrugën Suharekë – Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti në mes dy veturave dhe një autobusi dy qytetarë humbën jetën kurse tre të tjerë mbetën të lënduar.

Sipas hetuesve të aksidenteve rrugore nga drejtoria Rajonale e Prizrenit, dyshohet se aksidenti ka ardhur kur drejtuesi i veturës së  tipit (me targa KS),  që ishte duke udhëtuar nga drejtimi i Shtimes në drejtim të Prizrenit, me të arritur në grykë të Carralevës  futet në parakalim të një veturë tjetër të llojit (me targa kroate), gabimisht dhe goditet direkt me një autobus që po vinte nga ana e kundërt.
 
Pas aksidentit me autobusin, drejtuesi dhe pasagjeri i veturës me targa KS, si pasojë e lëndimeve humbin jetën, kurse tre pasagjerë nga vetura tjetër pësojnë lëndime të lehta trupore.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA