Pakistan,ekzekutohen 16 civilë
17/07/2010 09:00
Të paktën 16 persona mbetën të vrarë në një sulm të kryer në rajonin tribal të Kurram, pranë kufirit me Afganistanin.
Lajmin e bën të ditur Geo News. Viktimat ndodheshin në mjete të ndryshme kur në lokalitetin e Char Khel, një grup njerëzish të armatosur hapën zjarr.
Pesë persona mbetën të vdekur në vend, ndërsa të tjerët gjetën vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Top Channel