Italia, rekord vjedhjesh nëpër banka

17/07/2010 14:15

Italia është vendi me vjedhjet më të mëdha në Evropë nëpër banka. Vitin e kaluar, sipas statistikave nga Unioni Italian i Bankave, FIBA, në Itali ndodhën për nga numri, gati gjysma e vjedhjeve të bankave në vendet e BE-së.

Vitin e kaluar pati 1744 vjedhje, kjo shifër është gjashtë herë më e lartë se në Gjermani dhe 20 herë më e madhe sesa në Britaninë e Madhe.

Vjedhësit e bankave arritën të merrnin së bashku 47 milion dollarë. Megjithatë vjedhjet e bankave në Itali janë afera të vogla.

Dy në tre vjedhje u sjellin mesatarisht autorëve të tyre më pak se 20 mijë dollarë dhe gjatë tyre përdoren më shumë raste thika, sesa armë zjarri.

Në Itali papunësia është pranë nivelit 9 për qind dhe shpesh herë këto vjedhje bëhen edhe nga dëshpërimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA