SHBA, gjykimi i emigrantëve, në nivel të ri

16/07/2010 12:00

Ndjekja penale e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara do të ngrihet në nivele të tjera në pranverën e ardhshme, pasi administrata e presidentit Obama vazhdoi me përforcimin e strategjisë të testuar gjatë presidencës Bush.

4145 cështjet që janë trajtuar nga prokurorët federalë në muajt mars dhe prill ka qenë numri më i madh për një periudhë dymujore që prej krijimit të Agjencisë për kontrollin e emigracionit dhe doganave, 5 vjet më parë.

Përqendrimi i qeverisë amerikane tek hetimi i cështjeve të emigracionit ka bërë që të rëndohen detyrat për gjykatat që ndodhen në zonën pranë kufirit mes SHBA dhe Meksikës, gjyqtarët e të cilave merren me qindra cështje më shumë se kolegët e tyre në zona të tjera të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA