SHBA, burgim të përjetshëm spiunit të Kubës

16/07/2010 21:05

Një ish funksionar i Departamentit të Shtetit u shpall fajtor me akuzën se ka spiunuar 30 për llogari të Kubës.

Walter Kendall Myers që tashmë është 72 vjec u arrestua në vitin 2009 bashkë me bashkëshorten Gwendalyn Steingraber. Ai kishte punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit deri në vitin 2007 dhe bashkë me gruan kishte dërguar në Havana rreth 200 raporte sekrete.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm dhe bashkëshortja me 81 muaj heqje lirie. Lajmin e bën të ditur Ministria e Drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA