SHBA, 2 viktima nga temperaturat e larta

16/07/2010 18:20

Një cift 90 vjecarësh ka ndërruar jetë si pasojë e të nxehtit të madh që ka përfshirë një pjesë të madhe të SHBA-së.

Gjithcka ndodhi ndërsa ata ishin bllokuar për 4 ditë rresht në ashensorin e shtëpisë në shtetin e Georgia-s. Sherwood e Caroline Wadsworth, 90 dhe 89 vjec janë gjetur të pajetë në ashensor dhe sipas autopsisë, atë janë asfiksuar.

Alarmin e ka dhënë shërbimi i shpërndarjes së gazetave pasi prej disa ditësh, cifti i të moshuarve nuk kishte dalë të merrte gazetat para hyrjes së shtëpisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA