Rusi, më shumë pushtet shërbimeve sekrete

16/07/2010 13:35

Deputetët e Dumës ruse kanë miratuar një ligj që zgjeron disa kompetenca të agjencisë së shërbimeve sekrete ruse, FSB.

Kështu, njihet e drejta për të marrë në pyetje të dyshuarit për krime dhe e drejta për të arrestuar këdo që nuk respekton rregullat e vetë FSB-së.

Organizatat për të drejtat e njeriut dhe opozita kanë reaguar duke deklaruar se në këtë mënyrë në Rusi po kthehet KGB-ja e vjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA