Nju Jork, anije relike në Ground Zero

16/07/2010 09:50

Punëtorët që punojnë në zonën ku dikur ndodheshin Kullat Binjake, në Nju Jork, po nxjerrin nga toka një anije 9.8 metra të gjatë, që dyshohet se është varrosur në shekullin e 18-të.

Arkeologët besojnë se anija përdorej si transportues materialesh për zgjerimin e lagjes së Manhatanit, përgjatë lumit Hudson.

Arkeologia Molly McDonald shpreson se anija e zbuluar do të nxirret këto ditë, por nga ana tjetër është e shqetësuar nëse pjesët e trupit të objektit do të shpëtojnë.

“Aktualisht ne po e pastrojmë me dorë sepse trupi i anijes është shumë i thyeshëm”, ka deklaruar arkeologia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA