Meksikë, “narcos” mbi 7000 viktima

16/07/2010 23:40

Mbi 7 mijë viktima. Ky është bilanci i luftës ndaj narkotrafikut në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Shifrat që tejkalojnë madje edhe bilancet e një lufte u publikuan ditën e premte nga autoritetet meksikane dhe mbeten alarmante megjithë masat përforcuese të sigurisë ndërmarrë prej presidentit Kalderon i cili ka rritur prezencën e ushtrisë në zonat me aktivitet të lartë kriminal.

Qysh prej dhjetorit të vitit 2006 mbi 25 mijë persona kanë gjetur vdekjen në aksionet e ndërmarra kundër narkotrafikantëve sulmi më i fundit i të cilëve shkaktoi 3 të vdekur në Kuidad Huarez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA