Kina beson tek Euro

16/07/2010 20:00

Kina shprehu besimin për monedhën europiane e thotë se do të vazhdojë të investojë në tregjet e kontinentit të vjetër, pavarësisht problemit të borxheve në disa vende të euro-zonës.

Europa mbetet nje nga tregjet kryesore per prodhimet kineze. Kryeministri kinez, Uen Xhiabao kujtoi rezervat e medha te vendit te tij dhe tha: “Si investitorë të përgjegjshëm, ne e përkrahim parimin e decentralizmit të investimeve”. Tregu europian, sipas Xhiabaos, ka qene dhe do te mbetet teper i rendesishem per Kinen edhe ne te ardhmen. Kreu i ekzekutivit kinez ishte mikpritësi i kancelares gjermane, Angela Merkel në Pekin.

Merkel e cilesoi premtimin e tij një sinjal i rëndësishëm se Kina ka besim tek Euro. Kancelarja shoqerohej ne kete vizite te saj nga një delegacion me drejtues të bizneseve kryesore gjermane. Merkel beri thirrje për një hapje më të madhe të ekonomisë kineze, duke thënë se kompanive gjermane në Kinë u duheshin krijuar mundësi të njëjta me ato që gëzojnë firmat kineze në Gjermani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA