Irak, zjarri u merr jetën 29 personave

16/07/2010 09:35

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një hotel në veri të Irakut, duke vrarë të paktën 29 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet irakene, sipas të cilave zjarri ra gjatë natës, në një hotel të qytetit të Sulaimanijahut.

Sipas burimeve, mes viktimave ka gra, fëmijë, si dhe shtetas të huaj që po qëndronin në hotel.

Për momentin nuk ka të dhëna që zjarri të ketë rënë si pasojë e një sulmi terrorist. Disa nga viktimat humbën jetën pasi u hodhën nga dritaret në tentative për t’u shpëtuar flakëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA