Arizona, polici sfidon ligjin e emigracionit

16/07/2010 10:05

Një polic në Arizona i ka kërkuar gjykatës federale që të kthejë mbrapsht ligjin për emigracionin, pasi e detyron atë të mbajë qëndrime raciste.

Ligji u kërkon agjentëve të policisë që të pyesin njerëzit për statusin e tyre të emigracionit nëse dyshojnë se ata kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Cështja e hapur nga agjenti David Salgado është një nga të shumtat që sfidojnë masën e vendosur nga qeveria e Arizonës, që do të hyjë në fuqi më 29 korrik.

Legjislacioni në fjalë është sfiduar gjithashtu nga administrata e Departamentit të Drejtësisë, e cila e ka cuar cështjen në gjykatën federale.

DAD pretendon se masa uzurpon autoritetin e administratës federale mbi politikën e emigracionit. Një seancë dëgjimore mbi këtë cështje do zhvillohet më 22 korrik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA