“NYT”: Shkencëtari iranian, spiun i CIA-s

16/07/2010 11:55

Shkencëtari iranian që kaloi 14 muaj në rrethana misterioze në Shtetet e Bashkuara ka qenë për vite të tëra spiun i CIA-s në Iran.

Kështu thotë “New York Times” në numrin e sotëm të saj, e cila iu referohet zyrtarëve amerikanë që kanë preferuar të mbeten anonimë.

“Shahram Amiri u ka dhënë oficerëve të shërbimeve amerikane të inteligjencës detaje se si një universitet në Teheran ishte kthyer në bazë për hartimin e programit bërthamor”, shkruan gazeta.

Sipas saj, për vite të tëra Amiri u siguroi agjentëve amerikanë informacione për cështjet sekrete të vendit të tij, të cilat u vlerësuan si “orgjinale dhe të rëndësishme” nga CIA.

Nga ana e tij, Amiri, kur mbërriti dje në aeroportin e Teheranit u tha gazetarëve se nuk ka pasur asnjë lidhje me programin bërthamor dhe se ka qenë pre e torturave psikologjike të ushtruara nga amerikanët gjatë qëndrimit në SHBA.

Top Channel