Uganda, atentate kamikaze, 64 të vdekur

12/07/2010 10:00

Dy atentate kamikaze ndodhën të dielën në mbrëmje në Kampala të Ugandës, duke shkaktuar dhjetëra viktima mes spektatorëve që po ndiqnin finalen e botërorit.

Dy kamikaze shpërthyen në dy lokale publike dhe sipas policisë deri tani janë regjistruar 64 të vdekur dhe 65 të plagosur.

Masakra ndodhi në kryeqytetin e Ugandës, ndërsa policia thotë se përgjegjëse është marrë nga milicia ekstremiste islamike në Somali,  Al-Shabab që ka lidhje me Al Kaedën.

Ambasada amerikane në Kampala njofton se mes viktimave është edhe një shtetas amerikan 18-vjecar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA