Sulmi ndaj anijes, Izraeli pranon gabimin

12/07/2010 17:30

Operacioni i komandove izraelitë ndaj anijes me ndihma që do të shkelte bllokadën në Gaza ishte i gabuar për shkak të disa gabimeve.

Kështu thotë një raport ushtarak izraelit, i cili kritikon mbledhjen e informacioneve nga shërbimet e inteligjencës dhe planin e ndërhyrjes.

Anija me ndihma që synonte të shkelte bllokadën e Izraelit ndaj Rripit të Gazës u sulmua më 31 maj. Si pasojë 9 aktivistë turq humbën jetën.

Gjenerali i tërhequr, Giora Eiland, i cili drejtoi panelin që kreu hetimin e ngjarjes, paraqiti rezultatet para mediave.

“Janë bërë gabime në disa vendime të marra, përfshirë nga zyrtarë të rangjeve të larta. Këto gabime sollën dhe pasoja që ne nuk i dëshironim”, ka deklaruar gjenerali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA