Studim mbi rritjen e popullsisë

12/07/2010 21:30

Akademia britanike e shkencave, Royal Society, ka nisur një studim masiv mbi rritjen e popullsisë dhe se si mund të prekë ajo zhvillimin ekonomik në dekadat e ardhshme.

Popullsia e botës është rritur nga 2 bilionë në vitin 1930 në 6.8 bilionë aktualisht, me 9 bilionë të parashikuar për në vitin 2050.

Studimi i akademisë po zhvillohet në një zonë tepër kontroverse, por krerët e saj shprehen se është i nevojshëm një rishikim gjithëpërfshirës dhe shkencor i të dhënave.

Studimi drejtohet nga fituesi i cmimit Nobël, Sir John Sulston. “Kjo është një temë që ka shkuar dhe duhet të shkojë përpara në dekadat e fundit dhe duket se po gjen mbështetje edhe nga axhendat politike”, ka deklaruar ai për BBC.

“Prandaj duket një moment i mirë për Royal Society që të nisë një studim që sheh me objektivitet bazat shkencore për sfidat që kanë të bëjnë me ndryshimin e popullsisë, për faktorët e ndryshëm rajonalë dhe kulturorë që mund ta prekin atë, dhe tek efektet që ndryshimi i popullsisë do të ketë tek e ardhmja jonë në raport me zhvillimin e qëndrueshëm”, ka shtuar Sulston.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA