Kubë, Fideli rishfaqet në publik

12/07/2010 09:35

Fidel Kastro u rishfaq në publik pas katër vitesh. Lideri komunist i Kubës takoi një grup punëtorësh dhe menjëherë më pas nuk munguan fotot e shkrepura me celular, ku Kastro dukej më i dobët dhe më i thinjur.

Megjithatë ai shfaqet në këmbë, me veshje sportive të bardha, i shoqëruar nga disa persona.

Fotot janë publikuar në dy blogje, ku komentet janë rreth vizitës së parë të ‘liderit suprem’  në publik që prej 2006.

“Shokë, patëm nderin e vizitës së papritur të Fidel. Kur po ikte, njerëzit po e prisnin jashtë pas dyerve dhe ishin shumë entuziastë”, shkruhet në blogje.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA