Indi, bombë kundër ministrit, është në koma
12/07/2010 11:40
Një ministër i shtetit të Uttar Pradesh është plagosur rëndë në një shpërthim ndërsa ishte duke lënë rezidencën e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve IANS e cila i referohet burimeve policore.
“Bomba është brenda një mjeti të parkuar përpara rezidencës së tij në distriktin e Allahabad”, është shprehur një funksionar lokal.
Ministri Nand Gopal Nandi gjendet tani në koma. Katër agjentë të sigurisë janë plagosur.
Top Channel