Gjermani, tornado godet veriun, 1 i vdekur

12/07/2010 23:10

Një tornado ka goditur Gjermaninë veri-perëndimore duke shkaktuar 1 të vdekur dhe disa viktima.

Sipas autoriteteve gjermane, viktima është një femër 47 vjeç e cila është zënë në befasi prej tornados teksa shëtiste me biçikletën e saj në qytezën e Nordhornit në Saksoninë e Poshtme.

Tornadoja e e pagëzuar me emrin “Norina” shkaktoi edhe disa të plagosur si dhe shumë dëme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA