Clinton, në Haiti 6 muaj pas tërmetit

12/07/2010 17:05

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do të vizitojë Haitin, 6 muaj nga tërmeti i 12 janarit, që shkatërroi ishullin dhe shkaktoi 230 mijë të vdekur.

Clinton do të takohet me presidentin Rene Preval dhe kryeministrin Jean Max Bellerive, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.

Në një intervistë para nisjes, ish-presidenti amerikan është shprehur i frustruar lidhur me situatën në vend.

“Deri tani ka mbërritur vetëm 10 për qind e ndihmave të premtuara dhe miliona njerëz vazhdojnë të jetojnë në cadra”, ka deklaruar Clinton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA