BE i shpall luftë korrupsionit

12/07/2010 18:55

Bashkimi Evropian i ka shpallur luftë cdo shkeljeje, korrupsionit dhe ilegalitetit dhe për ta bërë këtë ka ndërmend të reformojë edhe zyrën e posacme evropiane, OLAF.

Lajmin e ka bërë të ditur komisioneri i BE, Algirdas Semeta, gjatë paraqitjes së një dokumenti refleksioni në Parlamentin Evropian.

Dosja mbi reformën e OLAF do të bazohet në një diskutim ndërinstitucional, mes Komisionit, Parlamentit dhe Këshillit të Evropës, për të arritur në një propozim konkret brenda fundit të vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA