Afganistan, rriten vrasjet e civilëve

12/07/2010 18:45

Mbi 1 mijë civilë afganë janë vrarë në aktet e dhunës dhe në incidentet me forcat e sigurisë në 6 muajt e parë të vitit 2010.

Kështu thotë një studim i një shoqate afgane, sipas të cilës 1074 civilë janë vrarë mes janarit dhe qershorit, me një rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2009-ës.

Gjithësesi, numri i personave të vrarë në sulmet ajrore të NATO-s në të njëjtën periudhë është përgjysmuar, thotë raporti.

Ndryshimi i rregullave ushtarake ndihmoi në reduktimin e kësaj shifre, thuhet më tej në të.

Ish-komandanti i trupave të NATO-s, gjenerali Stanley McChrystal dha në vitin 2009 udhëzimë që kufizonin rreptë rrethanat në të cilat trupat tokësore mund të thërrisnin në ndihmë ato ajrore për të bombarduar ndërtesat.

Komandanti i ri i forcave ndërkombëtare, gjenrali David Petraeus ka bërë thirrje që të vazhdohet me të njëjtën politikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA