Njolla e zezë, hiqet tapa, fillon rrjedhja e naftës

11/07/2010 11:15

BP ka hequr tapën që mbyllte përkohësisht rrjedhjen në pusin e naftës që vazhdon të ndosë ujrat e Gjirit të Meksikës.

Në pritje të fiksimit me robot të një pajisjeje më të madhe, më të rëndë dhe efikase, nafta ka filluar rrjedhjen. Llogariten deri në 60 mijë fuçi në ditë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane në internet.

Tapa e re duhet të jetë në gjendje të mbajë presionin e 25 mijë fuçive nafte në ditë, ndaj 15 mijë të asaj që sapo është hequr.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA