Kina në prag katastrofe, kriset diga

11/07/2010 18:40

Reshjet e shumta të shiut rrezikojnë një katastrofë të vërtetë në Kinë. Një digë në provincën e Qinghait ka pësuar dëmtime serioze dhe rrezikon përmbytjen e një zonë me mbi 210 mijë banorë.

Sipas agjencisë shtetërorë të lajmeve, Xinhau, prurjet e mëdha të ujit kanë shkaktuar dëmtime serioze në digën e Uenquanit edhe pse prej kohësh autoritetet kanë nisur shkarkimet hidrike për të shmangur shëmbjen e saj.

Gjithashtu njoftohet se janë zhvendosur 9000 banorët e parë nga zonat e rrezikuara, ndërsa inxhinierët shprehen skeptikë pasi sipas tyre nëse diga shëmbet rrezikon jetët e mbi 205 mijë banorëve.

Diga është projektuar për të përballuar 70 milion metër kub ujë ndërkohë që aktualisht në të ndodhet rreth 230 milion metër kub ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA