Jemen, 10 militantë të Al Kaedas në pranga

11/07/2010 18:55

Autoritetet e sigurisë në Jemen njoftuan ditën e dielë arrestimin e 10 militantëve të Al Kaedas në jug të vendit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Saba, forcat e sigurisë ndërmorën një aksion në një strehinë në krahinën e hadramout duke arrestuar katër aktivistë të organizatës terroriste. Gjatë aksionit të policisë, militantë mbetën të plagosur dhe u arrestuan më pas ndërkohë që dy të tjerë arritën të arratiseshin.

Ministri i Brendshëm i Jemenit njoftoi kapjen e 8 personave të tjerë të cilët sipas tij i përkisnin grupimit ekstremist që vepronte si celulë e Al Kaedas në vend, të quajtur grupi “Tarim”. Nuk jepen detaje të mëtejshme të arrestimit të 8 anëtarëve të celulës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta