Itali, mbytet në lumë shqiptari

11/07/2010 18:20

Një shtetas shqiptar, 49 vjeç u mbyt në ujërat e lumit Ticini në Novara të Italisë.

Sipas autoriteteve vendase, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, bashkë me një shtetas italian, në përpjekje për t’u freskuar nga vapa e madhe janë hedhur në ujërat e lumit. Por për shqiptarin freskimi ka patur pasoja tragjike, ai ka gjetur vdekjen i mbytur ndërkohë që shtetasi italian u shpëtua në sekondat e fundit duke u nxjerrë nga uji prej banorëve të zonës.

Megjithatë karabinierët kanë nisur hetimet pë të zbardhur më tej ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA