I nxehtë rekord në Belgjikë dhe Holandë, alarm

11/07/2010 08:25

Pas një dimri shumë të fortë, Belgjika dhe Holanda janë në alarm për temeraturat e nxehta.

Për të dy vendet, korriku është një prej muajve më të nxehtë të viteve të fundit.

Temperaturat në 48 orët e fundit kishin arritur nivele rekord për këto zona, me më shumë se 30 gradë.

Shumë lokalitete jan në alarm për mungesën e ujit.

Rreziku i thatësirave ka rritur edhe çmimet e produkteve bujqësore, sidomos patatet.

Brukseli është pothuajse i shkretë, ndërsa në Amsterdam grupe të rinjsh bëjnë banjo në kanale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA