Hapësirë, Rusia lëshon satelitin amerikan

11/07/2010 10:55

Rusia ka lëshuar një satelit amerikan për telekomunikimin nga kozmodromi i Baikonur, në Kazakistan.

Lajmin e ka bërë të ditur qendra hapësinore ruse Khrunichev dhe operatori ILS.

Një raketë ruse Proton-M, që transportonte satelitin EchoStar XV, është lëshuar dje në mbrëmje dhe pas një udhëtimi prej 9 orë e 13 minutash e ka çuar atë në orbitë.

Sateliti do të shërbejë në veçanti për një operator amerikan televiziv me pagesë, Dish Network.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA